Kryefjala Logo

Monika Kryemadhi plas bombën, Fevzi nëse ke guxim të mërkurën do të vij të tregoj me fakte skandalin korruptiv të Ramës

1 Mars, 2021 | 11:54 pm

Para pak minutash kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin Opinion në një lidhje me “Skype”.

Ajo është shprehur se shumë shpejt do të bëjë një denoncim bombë në lidhje me Ramën se si ai manipulon

Pjesë nga biseda:

Kryemadhi: Brenda dy ditësh ju do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryemadhi se si Edi Rama e manipuloi skemën.

Fevziu: Në zgjedhje?

Kryemadhi: Politike, e cila tregon qartë se cila është ndërhyrja dhe impakti. Kjo 184 dhe 339 nuk janë asgjë.

Fevziu: Keni denoncim konkret me dokumenta

Kryemadhi: Patjetër zoti Fevziu dhe jam e bindur që ju do të më kërkoni në Opinion, aty

Fevziu: Që tani pot a bëj kërkesën. Jemi që jemi live mund ta thuash direkt.

Kryemadhi: Jo, se sot i kushtohemi marrëveshjes së 1 marsit, socialistët.

Fevziu: Ta llogaris të mërkurën të bëj emision për denoncimin?

Kryemadhi: Se mos të merr ndonjë nga qeveria dhe nga bashkia dhe mos e lejo të dali në televizor.

Të ngjashme