Mjeku i famshëm Kadri Venkatesh tashmë në Tiranë për të gjitha problemet me syrin në Spitalin Amerikan 3

4 muaj më parë

Dr. Kadri Venkatesh, kirurg vitreo-retinal i shtohet ekipit të mjekëve të Universal Eye Hospital në Spitalin Amerikan3.

Dr. Kadri Venkatesh është ekspert në trajtimin mjekësor dhe kirurgjikal të sëmundjeve të retinës dhe të traumave okulare. I specializuar në të gjithë gamën e sëmundjeve që prekin fundin e syrit, duke përfshirë kirurgjinë e retinës, retinopatinë diabetike, grisjet dhe shkolitjet e retinës, sëmundjet inflamatore dhe të trashëguara të retinës, retinopatinë e fëmijës prematur, traumat e syrit, etj.

Dr. Kadri ka kryer Specializimin në institucionin e mirënjohur, Sankara Nethralaya në Indi, (i renditur në vendin e katërt në botë në vitin 2020 sipas Newsweek) dhe më pas ka kryer specializime të ndryshme për sëmundjet e retinës në Evropë dhe USA.

Me disa publikime mbi sëmundjet e retinës në shumë revista prestigjioze, Dr. Kadri është anëtar i Shoqatës Evropiane të Specialistëve të Retinës ( EURETINA ), Anëtar i Shoqatës së Oftalmologëve të Indisë dhe Anëtar i Shoqatës Vitreoretina të Indisë.

Me një eksperiencë 15 vjeçare në kirurgjinë e retinës, Dr. Kadri do të ofrojë eksperiencën e tij edhe për pacientët shqiptarë, çdo ditë në Universal Eye Hospital në Spitalin Amerikan 3.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Kadri Venkatesh kontaktoni në 355 696020011.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Të ngjashme