Kryefjala Logo

“Mirëmëngjes nga Velipoja e dashur”/ Qytetarët ‘sulmojnë’ Ramën pas fotos së publikuar me pamje nga Velipoja

27 Qershor, 2021 | 12:02 pm

Velipoja është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku janë vrarë katër persona dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas babit të dy prej viktimave e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të shezllongëve.

Kryeministri i vendit, Edi Rama na ka treguar edhe një herë që e ka ‘sahatin 12’ dhe askush nuk guxon të ja prishë gjumin e mëngjesit.

Ai ka publikuar në mëngjes një foto me pamje nga lart në Velipojë dhe këtë postim e shoqëronte me mbishkrimin: Mirëmëngjes, nga Velipoja e dashur.

Komentet negative në rrjet në lidhje më këtë postim kanë qenë të shumta, dhe më pas KM e ka fshirë si postim.

Disa nga komentet:

Lartmadhnia e tij ka dhene urdher qe mos te shqetesohet per asnje gje qe ndodh, jo me kot sot poston gjithe qef foton qe kishte bere gati qe mbreme. Nje pyetje kam tani, sa duhet te jete numri i vrasjeve brenda nje nate qe dikush te marre guximin te zgjoje kryeministrin ngja gjumi
Kjo eshte harta e vendit te krimit. Shezlonget ne foto i kane zene miqte e autorit. Per ato majtas dhe djathtas “kokat hengshin”
Pasi jane vrare 4 vete ne Velipoje..,reagimi i nje kryeministri !!!

206667782 2801342803510673 2965913752302800288 n

Të ngjashme