Lajme
Ministrja e Arsimit Evis Kushi infektohet me Covid, ja gjendja e saj
2 vite më parë


Ministrja e Arsimit Evis Kushi është prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se është karantinuar duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve.
Ajo shprehet se do të vazhdojë t’i përmbushë detyrat nga shtëpia.
“Të dashur miq, pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Kushi