Lajme
Ministria nxjerr URDHRIN:Jo Cokollata,patatine dhe ushqime te skuqura ne shkolle!(Lista e plote)
27 Tetor, 2021 | 10:38 am
Ministria e Shendetesise dhe Arsimit ne Shqiperi,do ndaloje tregtimin dhe reklamimin e disa lloje ushqikesh ne ambjentet e shkollave te vendit.
Ne shkolla nuk do te lejohen me embelsirat,ushqimet e skuqura apo pije freskuese me sheqer.
Synimi eshte mbrojtja e femijeve qe i perkasin kategorise 6-15 vjec prej ushqimeve te demshme.
LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE
1. Ëmbëlsira: -çokollatë dhe produkte çokollate (çokollatë e thjeshtë ose e bardhë, vezë të mbushura me çokollatë, çokokrem); -produkte të veshura me çokollatë (p.sh.: biskota pjesërisht ose plotësisht të veshura, fruta ose arra të veshura me çokollatë, akullore dhe drithëra të veshura me çokollatë);-ëmbëlsirë, përfshirë ëmbëlsirat “pa sheqer” (p.sh.:çamçakëz, xhelatina, likuiricia, karamele të çdo lloji përfshirë: menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmalloës, dhe ëmbëlsira të tjera);-çokollatë, kos ose fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; -bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.
2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.
3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks): Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme:
-madhësi paketimi të barabartë ose më të madhe se 25 g;
-22g ose më shumë yndyrë për 100g;
-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;
-0.6g ose më shumë natrium për 100g;
-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;
4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;
-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;
-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;
-lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar;
-lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar;
-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije;
-qumësht i plotë;
-pijet energjike.
LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE
-fruta të freskëta (frutë i plotë ose në pjesë);
-fruta të konservuara në lëng natyral;
-perime të papërpunuara.