Kryefjala Logo

Ministri i Drejtësisë mbyll burgun e famshëm. Ku do të transferohen të dënuarit?

5 Nëntor, 2021 | 5:03 pm

 

Ulsi Manja ka njoftuar së fundmi se brënda këtij muaji burgu i Zaharisë,ku vuajnë dënimin të burgosur me probleme të shëndetit mendor,do të mbyllet.

Për të dënuarit është menduar transferimi në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit .

Shkaku i mbylljes së burgut të Zaharisë ende nuk dihet,por mendohet të jetë gjëndja e amortizuar e ambjenteve të këtij burgu pasi organizmat ndërkombëtare prej vitesh e kanë kritikuar shumë ashpër Shqipërinë për situatën brënda hekurave të Zaharisë.

“Brenda muajit mbyllet burgu i Zaharisë,të dënuarit transferohen në burgun e Shënkollit.Të dënuarit e Zaharisë do akomodohen në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit”- deklaroi Manja.

Të ngjashme