Mihasi sapo kishte ardhur nga Gjermania,makina e atentatorëve po e ndiqte nga pas,çfarë kanë kapur kamerat

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Astir. Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermani, çka dyshohet se autorët e kanë ditur lëvizjen e tij.

Para ngjarjes, Mihasi dhe Dumani kanë qenë me makina nga Sheshi Nënë Tereza, ku janë ndaluar nga një patrulle policisë për verifikim, por pa penalitet, pasi ishte çdo gjë në rregull.

Kur kanë shkuar afër Pallatit me Shigjeta, makina “Toyota” i ka ndjek nga pas, afër rrethit ku ndodhi ngjarja, janë 2 kamera sigurie, ky njëra prej tyre ka fiksuar pak momente jo të plota, pasi nuk kishte fushëpamje, kur fillimisht “Toyota” i ka gjuajtur nga pas dhe më pas i ka dalë paralel.

Erigersi nuk i ka dhënë gaz makinës që të ikë, pasi autorët i prenë rrugën, deri në zbrazjen e karikatorëve.

Previous articleKazino në katin e dytë të pallatit,mijëra euro dhe kokainë:3 në pranga dhe 14 të proceduar
Next articleMos i vishni kurrë këto rroba për 2 ditë rresht!