Lajme nga vendi
Ngacmoi seksualisht nxenesit e mirur ne makinen e tij, arrestohet trajneri i futbollit
24 Janar, 2021 | 12:03 pm
Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të diel nga Greqia 55-vjeçarin shqiptar, Sokol Metaj, i cili ishte dënuar për ngacmim seksual me të mitur.
55-vjeçari Metaj rezulton një emër i njohur, pasi ka qenë trajner i futbollit.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.
Është arrestuar në Greqi një shtetas shqiptar, i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve. Në pranga ka rënë 55-vjeçari Sokol Metaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Metaj ishte dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Tiranës.
Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezulat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.