Mësuesja nga Tirana përndiqet nga ish nxënësi, e zuri të dashur pastaj e la

Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj saqë lidhi miqësi të ngushtë me të vëllain e më pas e telefononte vazhdimisht.

Dashuria platonike e adoleshentit u denoncua pranë komisariatit numër 2 tha një nga burimet zyrtare që tregoi se si mësuesja me status beqare u ndje e rrezikuar mbasi sjellja e nxënësit dhe këmbëngulja e tij nuk ndalej.

Mësuesja përmend pranë oficerëve të policisë se nxënësin me inicialet e fillimit A…, e kishte takuar për herë të parë kur ai ishte në vitin e dytë, ndërsa në vitin e tretë mësuesja e mori klasën e tij në kujdestari.

“Pas përfundimit të vitit shkollor në vitin e dytë mësova se A…, kishte njohur vëllain tim dhe u bënë shokë e ndenjën bashkë”, kujton mësuesja me inicialet e fillimit L…

Previous article“Më kanë vjedhur paratë në banesë”, policia arreston për kallëzim të rremë 42-vjeçarin në Tepelenë.
Next articleGara me makina në qendrat e banuara dhe xhama të errët,ndëshkohen shoferët