Kryefjala Logo

Mësuesi i akuzuar për ngacmim u pezullua direkt nga puna sot deri në zbardhjen e fakteve

27 Nëntor, 2021 | 3:18 pm

Ëngjëll Bregu, mësuesi i akuzuar për pedofili në Berat është pezulluar nga puna. Mësohet se vendimi është marrë nga Zyra Arsimore në Berat deri në zbardhjen e plotë të fakteve.

Burime bëjnë me dije se ai ka dorëzuar dëshminë e penalitetit që nuk është i dënuar, por prindërit kanë hedhur dyshime për shkak të së kaluarës së tij duke kërkuar largimin nga detyra.

Prindërit e fëmijëve e kanë shprehur këtë shqetësim për mediat. Sipas burimeve,drejtoria e shkollës ka dalë me shpjegimin se ai është emëruar nga DAR.

Vetë nxënësit e shkollës tregojnë se kanë frikë prej tij gjatë zhvillimit të orëve të mësimit, ndërsa një prej vajzave thotë se mësuesi i shikon në një formë që asaj i ngjall frikë.

Të ngjashme