Lajme nga vendi
Më shumë liri lëvizje për shqiptarët, Shqipëria do të bëhet pjese e sistemit Digjital të Certifikatave të vaksiminit në Bashkimit Europian
24 Gusht, 2021 | 1:29 pm
Një nga zëdhënëset e Komisionit Europian në një komunikim me DË shprehu se shumë shpejt vendet e Ballkanit do të bëhen pjesë e sistemi të certifikatave të vaksinimit kundër Covid-19.
Me anë të kësaj certificate , BE ka vendosur që qytetarët të kenë lehtësira në udhëtimet me avion, kalimin e kufijve apo dhe masat e marra nga shtete te ndryshme te cilat kanë vendosur rregulla të reja për frekuentimin e ambientev të vecanta si baret dhe kinematë.
Maqedonia e Veriut vetëm dy ditë më parë u bë pjesë e këtij sistemi , një vend I cili gjithashtu ka përdorur vaksinat kineze dhe ato të miratuara nga BE.
Komisionerja shprehu se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit të mekanizmave të Unionit.