Lajme nga vendi
Me gishtat lart, Berisha hyn ne parlament si deputet i pavarur
10 Shtator, 2021 | 10:21 am
Ish-kryeministri Sali Berisa, lideri historik i PD-së, ka hyrë sot në Kuvend si deputet i pavarur. Kjo pasi u përjashtua nga grupi parlamentar dje nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, deri në sqarimin e pozicionit të tij në lidhje me vendimin e SHBA-ve për shpallje non-grata.
Berisha që në hyrje të Kuvendit u prit me eufori nga mbështetësit e tij, ndërsa ai nuk i shmangu deklaratat dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe Bashën, ku foli për pazare mes tyre.
Pavarësisht ‘gjakrave të trazuar’, Berisha është treguar i kujdesshëm për të respektuar masat anti-covid, ndërsa ka vendosur maskë dhe nuk harron të përshëndesë mbështetësit e tij me dy gishta. Për më tepër shihni fotot e publikuara nga LSA.