Kryefjala Logo

Me datë 1 nëntor nis doza e tretë e vaksinës

31 Tetor, 2021 | 5:49 pm

Prej 1 Nëntorit edhe në vendin tonë do të nisë vaksinimi me dozën e tretë për ata persona që e kanë kryer para 6 muajsh dozën e dytë të vaksinës antiCovid. Përfitues të dozës së tretë janë personat mbi 60 vjeç.

“Fëmijët 12-15 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese, do kenë mundësi të vaksinohen me Pfizer, duke marrë edhe konsensusin e prindërve”.

Mbulesën më të lartë vaksinale ndaj Covid-19 e kanë grumposha mbi 70 vjeç. Ndërsa bashkia me numrin më të lartë të të vaksinuarve është  Gjirokastra me mbi 75% të popullsisë së vaksinuar.

“Mbi 46% e popullsisë target mbi 18 vjeç kanë marrë një dozë. Ndërsa me dy doza janë rreth 40%”./klannews

Të ngjashme