Kryefjala Logo

Mbante marrëdhënie intime me të dyja motrat, shkon në gjyq autori i vrasjes së dyfisht tek Astiri në Dhjetor 2020

15 Shtator, 2021 | 12:24 pm

Në ditën e fundit të vitit 2020, një ngjarje tronditi kryeqytetin teksa në zonën e Astirit u shënua një vrasje e dyfishtë e dy motrave: Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Autori i vrasjes u identifikua si Përparim Ademi, i cili pas zbardhjeve të disa fakteve u mësua se ishte i martuar ndërkohë që mbante një lidhje jashtmartesore me Zhanetën. Kur kjo e fundit është distancuar për një periudhë , autori vrasjes ka nisur një marrëdhënie tjetër jashtmartesore me motrën e Zhanetes, Kristinën.

Në ditën e 31 dhjetorit 2020 Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë të shtëpisë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të Zhanetës.

Prokuroria gjatë ditës së sotme ka sjellë në kujtesë këtë ngjare pasi ka dërguar drejt gjyqit Përparim Ademin, pasi janë mbyllur hetimet dhe janë dorëzuar dosjen në gjykatë për të akuzuarin e vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Pas vrasjes së dyfishtë autori ka deklaruar:

Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin

Të ngjashme