Kryefjala Logo

Mbanin hapur lokalin në mes të Athinës deri në mëngjes dhe ftonin këngëtar të njohur, policia greke u bën gjëmën dy shqiptarëve

14 Mars, 2021 | 12:06 am

Policia greke ka arrestuar 2 shqiptarë, pasi dyshohet se kanë mbajtur hapur për tre muaj një klub nate në Athinë, gjatë periudhës së karantinës. Media greke Skai, shkruan se lokali qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit dhe të ftuar, ishin këngëtarë tepër të njohur.

Dyshohet, se të ftuarit qëndronin të mbyllur në lokal deri në 6 të mëngjesit, e më pas largoheshin, shkruan BW.

Shqiptarëve të arrestuar, janë gjobitur me nga 3 mijë euro, ndërsa për mbajtur hapur të aktivitetit ata janë gjobitur me 5 mijë euro. Nuk ka përfunduar me kaq, pasi policia greke ka gjobitur me 30 euro të gjithë klientët e lokalit, pasi nuk zbatuan masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e COVID-19.

Sipas raportimeve, kjo nuk është hera e parë që policia ndërhyn në këtë lokal, pasi dhe në tetorin që lamë pas, gjatë një kontrolli, brenda lokalit u gjetën plot 141 persona duke u dëfryer.

Të ngjashme