Lajme nga vendi
Maskara në Velipojë, reagon Lulzim Basha: Jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik
27 Qershor, 2021 | 10:49 am
Pas vrasjes së 4 personave në Shkodër ka reaguar Lulzim Basha nëpërmjet një statusi duke kujtuar edhe frazën e Ramës, hëngshin kokat e tyre”.
Basha:
Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.
Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.