Lajme nga vendi
Mashtrimi i Rakacollit me vaksinimin e 20% të popullsisë dhe përdorimi i saj nga Rilindja për propogandë
3 Janar, 2021 | 4:05 pm
Zv.ministria e Shëndetësisë njëkohësisht edhe kryetarja e komitetit të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh ditën e djeshme se në tre muajt e parë të vitit 2021 do të vaksinohen 20% e popullsisë shqiptare.
Rakacolli duket hapur se ka dalë me shpatë në dorë për të bërë propogandë për rilindjen e cila nuk di gjë tjetër vetëm se të bëjë reklamë për veten me plane 3 d.
Por pse kjo është një propagandë e hapur dhe e shpifur.
E para Kryeministri Edi Rama para disa ditësh u shpreh se ne kishim arritur marrëveshje për 500 mijë doza dhe kjo nuk është 20% e popullatës pasi Shqipëria ka 2.8 milion banorë dhe 20% është 560 doza.
Pra zonja Rakacolli din diçka më shumë se kryeministri sa i përket marrëveshjes që ky i fundit u shpreh se kishte arritur vetë.
Rama gjithashtu tha se 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit, pra para datës 15 janar nuk do të vijë asnjë vaksinë në vend.
Nëse marrim të mirë qenë që 560 dozat do të vijnë më 15 janar të gjitha, 3 muajt e parë të vitit janë 90 ditë dhe po të heqim 15 ditë ngelen 75 ditë për të bërë 560 mijë doza.
Rama gjithashtu është shprehur se vaksinimi do të bëhet në “Air Albania Stadium”, për të bërë 560 mijë doza në 77 ditë do të duhen mesatarisht që në një ditë të bëhen plot 7466 vaksina. A i ka Shqipëria kapacitetet për të bërë kaq vaksina në një ditë?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë, JO. Një vend që momentalisht sëbashku me privatin po bën mesatarisht 1500 teste në ditë, si mund të ketë kapacitetet për të bërë 7466 vaksina në një ditë, për më tepër në stadium.
Pra e nderuar kryetare e Komitetit të Ekspertëve, bëj punën që di të bësh dhe mos u merr me propaganda të rilindjes gjithashtu mos harro të vësh maskën kur del në rrugë.