Kryefjala Logo

Masakra në Kosovë,ka shkuar 4 numri viktimave,me maska dhe armë të ftohta

26 Nëntor, 2021 | 10:29 pm

Ka shkuar në 4 numri i viktimave në masakrën e Glogjanës në Deçan, ku persona të pa identifikuar hapën zjarr ndaj një autobusi shkolle. I vrarë ka mbetur shoferi dhe 3 nxënës, këto janë raportimet paraprake ndërsa flitet për disa të plagosur rëndë.

Mediat në Kosovë kanë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar zonën ndërsa disa ambulanca ndodhen pranë autobusit ndaj të cilit u qëlluar me breshëri dhe po merr të plagosurit.

Autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan. Dy nxënësit që kanë mbetur viktima janë një djalë dhe një vajzë nga fshati Gllogjan, dhe mbiemrat e tyre janë Mustafaj dhe Hamzaj.

Të ngjashme