Kryefjala Logo

Makina del nga rruga dhe përplaset me një plep,pasagjeri ndërroi jetë

10 Nëntor, 2021 | 10:29 am

 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksion rrugor Plepa-Romanat. Automjet tip “Benz” ku viktima po udhëtonte si pasagjer drejtohej nga bashkëmoshatari i tij me iniciale E.K.

Ai ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me një plep. 23-vjeçari që ndodhej në timon është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Të ngjashme