Kryefjala Logo

Lushnje – Parandalohet një tjetër tragjedi në familje, arrestohet 36 vjeçari i cili tentoi të godiste me sende të forta babain e tij

19 Shtator, 2021 | 10:25 am

Një ngjarje e cilësuar si “Dhunë në familje” është parandaluar nga Policia e Lushnjës teksa shtetasi me Iniciale F.H, 36 vjeçar ka ushtruar dhunë verbale më pas ka tentuar të godasë me sende të forta të atin.

36 vjeçari është vënë në pranga nga uniformat blu dhe këta të fundit kanë derguar materialet në Prokurori pranë Gjykatës së Parë së Lushnjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”” njofton policia.

Të ngjashme