Lajme nga vendi
Durrës: Mega skandali në port, një firmë fantazëm me personazhe kryesore të Rilindjes fitojnë tenderin abuziv
3 Dhjetor, 2020 | 3:23 pm
Bahri Shaqiri nga Kryesia e LSI ne Durres ka denoncuar skandalin që sipas tyre po ndodh në Portin e Durrësit.
Sipas tij, është dhënë një tender për rikonstruksion godine në Drejtorinë e Përgjithshme Detare.
“Firmat fituese “Shendelli”shpk dhe “Mateo”shpk. Ky i fundit rezulton në QKR pa Administrator, pa adresë, pa kapital, pa objekt aktiviteti, pa datë themelimi, dhe pa dokumentacion regjistrimi.
Një firmë fantazëm që nuk ka asnjë emër dhe adresë por e lidhur, sikurse edhe kompania tjetër me personazhe kryesore të sektit të “Rilindjes”, thotë Shaqiri përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Mega skandali i radhës në Portin e Durrësit.
Tender abuziv prej 41,460,211 Lekë të reja, për rikonstruksion godine në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, u jepet dy kompanive, në shkelje të ligjit dhe për qëllim afere përfitimi. Firmat fituese “Shendelli”shpk dhe “Mateo”shpk.
Ky i fundit rezulton në QKR pa Administrator, pa adresë, pa kapital, pa objekt aktiviteti, pa datë themelimi, dhe pa dokumentacion regjistrimi. Një firmë fantazëm që nuk ka asnjë emër dhe adresë por e lidhur, sikurse edhe kompania tjetër me personazhe kryesore të sektit të “Rilindjes”.
Sekti korruptiv i Rilindjes duhet larguar sa më parë pasi çdo ditë prodhon vetëm mega-skandale dhe zhvat në mënyrë korruptive paratë e buxhetit të shtetit dhe të taksapaguesve shqiptarë!