Lajme nga vendi
Lista e fëmijëve për vaksinë/Të miturit mbi 12 vjeç me probleme do të vaksinohen me Pfizer
5 Nëntor, 2021 | 9:52 am
Ka nisur përpunimi i listës për vaksinimin antiCovid tek fëmijët 12 vjeç e lart të cilët kanë sëmundje kronike.
Këta të mitur do të vaksinohen me Pfizer.
Kanë bërë me dije se proçesi do të fillojë në mënyrë graduale sepse mund të ketë edhe fëmijë që mund të jenë në gjëndje gripale për momentin dhe nuk e kryejn dot vaksinimin.
Natyrisht që prindërit kanë reaguar duke shprehur një qëndrim hezitues ndaj këtij lajmi.
Ata janë të shqetësuar për efektet anësore që mund të shkaktojë vaksina, si përshembull miokardet.
Për këtë shqetësim ka dhënë një sqarim shefja e shërbimit infektiv e pediatrisë duke shprehur se cdo fëmije që preket nga virusi Covid bën miokardit.
Për të dhënë një shpjegim më të detajuar,miokardit është një inflamacion i muskulit të zemrës, i cili shkaktohet jo vetëm nga virusi Covid por edhe nga viruse të tjera si adenoviruset,virusi i hepatitit C,HIV e të tjerë.