Kryefjala Logo

Operacion i madhë antidroge,vihen në pranga 6 persona,3 prej tyre punonjës të OSHEE-së

20 Nëntor, 2021 | 7:27 pm

Tiranë-  6 persona mes tyre 3 punonjës të OSHEE-së janë vënë në prangat e policisë së shtetit. Ndërkohë dy të tjerë raportohet se janë shpallur në kërkim nga policia. Këta persona janë arrestuar në kuadër të operacionit “Vijimi”.

Konkretisht në pranga kanë rënë • M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”; • B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektrike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm”; • E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Si dhe u ndaluan shtetasit: – E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef grupi Operativ OSHEE; – A. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Shef grupi Operativ OSHEE; – P. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef Ekipi Operativ OSHEE. Të tre të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim policor shtetasit: – E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”; – H.K., 65 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Të ngjashme