Lajme nga vendi
Lejoj të ndërtohej pa leje kundrejt 2000 eurove, arrest me burg për efektivin e Komisariatit 6 në Tiranë
27 Gusht, 2021 | 12:39 pm
Arrest me burg është caktuar nga Gjykata e Tiranës për efektimin e Komisariatit 6 në Tiranë, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Gjykata për efektivin Levzat Veselajn caktoi që dosja të kalojë nën kompetencat e SPAK pas dyshimeve se prej ti është marrë 2000 euro nga një person si shpërblim për lejmit e një ndërtimi pa leje.
Veselaj, me detyrë Nd/Specialist i Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, për një periudhë të gjatë kohe, ka marrë shuma monetare në këmbim të premtimit për mosveprim të strukturave policore, në fushën e ndërtimeve pa leje.
Arrestimi i Veselajt u bë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, pasi ky shtetas ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”.