“Lajthit” Erion Braçe, fajin për bllokimin e qytetarëve e ka “Shën Valentini”

2 vite më parë

Zv. Kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me situatën problematike të krijuar në rrugët si pasojë e motit të keq.

Teksa shumë akse rrugore janë bllokuar dhe në shumë të tjerë ka problem me qarkullimin, Braçe i bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Sa i përket situatës në Xibrakë e rrugën drejt Qaf Thanës, Braçe ia vë fajin qytetarëve, të cilët sipas tij janë dyndur drejt Korçës për Shën Valentin.

Statusi i Braçes:

Moti eshte cmendur;

jo vetem rreshje te dendura debore por edhe erera me shpejtesi te madhe te formes se stuhise se bores!

Cdo qytetari qe e ka te panevojshme qarkullimin me makine, i lutemi te qendroje ne shtepi bashke me mjetin e tij!

Momentalisht dy pika te rendesishme rrugore jane ne veshtiresi;

Miloti, rruga drejt Lezhes ku ererat e forta kane marre trajten e stuhise me debore dhe akull ne rruge;

Xibraka, rruga drejt Qafe Thanes ku dashnoret e medhenj te Korces kane krijuar nje karvan te tere mjetesh per Shen Valentin!

(Nuk kane degjuar hic per mbylljen per shkak te virusit)

Ne te dyja pikat ndodhet miniatrja e Transportit, drejtori i Autoritetit Rrugor, forcat e policise se shtetit, kontraktoret dhe borepastrueset, prefektet e qarqeve, kryetaret e bashkive;

Puna per zhbllokimin e dy akseve po vijon!

Ju lutem:

Lejoni borepastrueset te bejne punen ne rruge!

Ka 45 minuta qe eshte vendosur qe makinat e tonazhit te rende te ndalin qarkullimin per shkak se bllokojme punen e borepastrueseve!

Ndihmoni veten duke ndihmuar autoritetet shteterore tu sherbejne me punen e tyre!

Të ngjashme