Kryefjala Logo

Lajmi i trishtë, humb betejën me COVID-19 mësuesja 40-vjeçare nga Elbasani, ja apeli i ministres Kushi

14 Nëntor, 2021 | 1:03 pm

Një mësuese 40-vjeçare ka humbur jetën nga COVID-19 në Elbasan.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku shpreh hidhërimin e saj për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani, pas një beteje të vështirë kundër virusit Covid 19, të cilën nuk e fitoi dot.

Në mesazhin e saj ngushëllues, Znj. Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

STATUSI I PLOTË I MINISTRES EVIS KUSHI

Të dashur miq,

Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

Të ngjashme