Lajme nga vendi
Lajmi i madh, Britania miraton vaksinën Pfizer, do jetë në dispozicion javën e ardhshme
2 Dhjetor, 2020 | 5:47 pm
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) është shprehur se vaksina është 95% efektive dhe se është e sigurt për të filluar përdorimin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Britania do të fillojë përdorimin e vaksinën Pfizer javës tjetër. Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock shkroi në Twitter: “Do të fillojë vaksinimi javës tjetër,”.
Kush do ta marrë atë?
Ekspertët kanë hartuar një listë, të parët që do të vaksinohen janë banorët dhe personeli i shtëpive të kujdesit, të ndjekur nga personat mbi 80 vjeç dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor dhe social.