Kryefjala Logo

LAJM I FUNDIT:Vetplagoset 21-vjeçari,Aldo Rama,autori i vrasjes se oficerit te krimeve

28 Shtator, 2021 | 4:23 pm


Policia e Lezhës jep informacionet e fundit nga vendi ku u vra efektivi Saimir Hoxha. Policia njofton se autori i krimit, 21-vjeçari Aldi Rama ka qëlluar me armë veten dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pak minuta më parë, burime policore nga vendngjarja thanë se autori është vrarë, por nga informacionet e detajuara dhe me mbërritjen e bluzave të bardha në vendngjarje është konfirmuar se 21-vjeçari ka ende shenja jete.

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

23CEF1E2 20B6 46A7 ABC6 A760EE7CA845

Të ngjashme