Lajme
Lajm i fundit: Ndahet nga jeta politikani Bashkim Fino. Viktime e Covid.
29 Mars, 2021 | 6:51 am
Nga burime te Kryefjala.com mesohet se sot (e hene) ora 04.00 te mengjesit vdiq politikani i njohur Bashkim Fino. Ish ministri kohet e fundit luftoi per jeten pasi ishte i prekur me Covid dhe nuk arriti t’ja dale.
Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër.
Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.