Lajme nga vendi
Kuzhinierët harrojnë zgarën ndezur, flakët “zhdukin” restorantin në Berat
17 Shtator, 2021 | 9:12 am
Një restorant ka marrë flakë në mbrëmjen e djeshme pranë “Urës së Goricës” në Berat. Mësohet se zjarri ka ardhur nga kuzhina e më pas është përhapur në të gjithë ambientin e lokalit.
Fakti që lokali ka qenë një konstruksion druri ka ndihmuar në përhapjen e flakëve më lehtë. Zjarri mësohet të jetë shkaktuar nga zgara e lënë ndezur nga punonjësit e restorantit.
Banorët kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen duke bërë që këta të fundit të neutralizojnë flakët më shpëjtësi duke fikur totalisht pa shkaktuar rreziqe të tjera.