Kryefjala Logo

“Kush e pa Mateon që shkoi bleu bukën!”, tezja e 8-vjeçarit hedh hije të forta dyshimi: Çalamani nuk ishte vetëm, të bëhet ekspertiza!

22 Nëntor, 2021 | 2:01 pm

Tezja e 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, në një emision kërkoi që të vendoset drejtësi.

E prekur nga ngjarja e rëndë, ajo kërkoi që e vërteta të zbardhet sa më parë, pasi sipas saj duhet të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

“Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”, është shprehur ajo.

Tezja e Mateos mendon që Çalamani ka qenë në bashkëpunim dhe me një person tjetër.Ajo i hedh hijet e dyshimit  brënda familjes së motrës.

Të ngjashme