Kryefjala Logo

Kundërshtar në politikë por krushq në dasëm e fëmijëve të tyre, ja kush janë 2 ish-Ministrat shqiptar

19 Shtator, 2021 | 12:07 pm

Shpesh debatet politike janë aq të polarizuara saqë në perceptimin tonë politikanët janë të ndarë dhe jasht politikës. Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë dy kundërshtarë politik që këto ditë janë takur si krushq në dasëm. Djali i Nasip Naços është martuar me vajzën e Edmond Haxhinastos

Dasma është bërë në buzë të detit ndërkohë që Haxhinasto ka qënë ai që ka drejtuar vajzën e tij drejt altarit për ta martuar me djalin e ish ministrit. Të fejuar prej  6 vitesh fëmijët e ministrave vendosën të kurorozjnë dashurinë e tyre.

Naço dhe Haxhinasto kanë qenë të dy ministra në kabinetin qeveritar të  “Rama 1” teksa prej këtij viti ata janë kundërshtar politik të ndarë, kjo pasi Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialistë për Integrim dhe është bashkuar me Partinë Socialiste.

Të ngjashme