Kryefjala Logo

Krujë – arrestohet një grua pasi së bashku me bashkëshortin kishin mbjellur kanabis

13 Shtator, 2021 | 9:52 am

Polica e Shtetit ka arrestuar gjatë ditës së sotme një grua 53 vjecare me iniciale, Sh.B dhe ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj gjithashtu 53 vjecar me iniciale L.B. Burrë e grua janë banorë të fshatit Halil në Fushë-Krujë.

Cifti i bashkëshortëve akuzohen për mbjellje dhe kultivim të lëndës narkotike kanabis-sativa. Evidentimi i të mbjellurave është bërë nga policia pas kontrolleve në fshatin Zgërdhesh.

 

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetase, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

Të ngjashme