Kryefjala Logo

Kritikoi hoxhallarët për jetën luksoze, dhunohet gazetari shqiptar!

13 Prill, 2023 | 7:47 pm

Mbrëmjen e djeshme Valon Syla, gazetari shqiptar në Kosovë, është dhunuar barbarisht nga tre persona mbrëmjen e djeshme menjëherë pasi ka dalë nga studio e një emisioni televiziv. Sipas Newsbomb sulmi ndaj tij dyshohet të ketë prapavijë fetare.

Kjo pasi vetëm pak orë përpara se të dhunohej, Syla kishte kritikuar jetën luksozëve të hoxhallarëve në Kosovë, e veçanërisht të kreut të Bashkësisë Islamike të Kosovës, Naim Tërnava.

Deklaratat në formë ironie të Sylës, ishin bërë pasi në rrjetet sociale të faqeve në Kosovë, ishte shpërndarë një video ku një hoxhe i kishin dhuruar një Mercedes të ri. Hoxha në fjalë kishte deklaruar se “ishte dashur që një “Jeep” t’ja dhuronte vetë Tërnava, e jo besimtarët”.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Syla i ka quajtur ata “Mulla Mercedesa” teksa i ka kritikuar për jetën luksoze.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…”, shkroi ndër të tjera gazetari Syla.

Këtë të mërkurë ai ka dalë nga spitali, ku është mjekuar në dorën e majtë dhe i kanë qepur plagën në kokë, teksa ka reaguar duke thënë se me gjasë është sulmuar nga militantë islamikë.

“Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar. Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi qe te pësoj lendime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë”, shprehet Syla.

Kjo është hera e dytë që gazetari nga Kosova është pre e dhunës për shkak të deklaratave në media apo rrjete sociale.

Të ngjashme