Kryefjala Logo

Krimi në Fier/ Djali dhunoi për vdekje babain, ja kush është autori dhe viktima. Detajet

5 Mars, 2021 | 2:43 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Roskovec ku një 25 vjeçar Erdis Rapi ka dhunuar deri në vdekje të atin e tij 52 vjeç Dhori Rapi.

Sipas burimeve zyrtar i riu e ka goditur babanë e tij për motive të dobëta me shkop, ndërsa 52 vjeçari mësohet se ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa po kryhen veprimet e para procedurale për të zbardhur të gjithë ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme