Lajme nga vendi
Krahu i djathtë i biznesmenit,Fred Rrushi,akuzohet për vrasjen e mikut të tij
2 vite më parë


Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë,ku në Dajt u gjetë i pajetë biznesmeni Ruzhdi Hoxha.
Trupi i tij i cili është zbuluar në zonën e Dajtit,në Qafë Mollë,me ndihmën e qenve të Institutit të Policisë dhe si autor akuzohet miku i tij,Ferdinant (Fred) Rushi,i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Disa detaje janë zbardhur ku zbulojnë gjurmë në lidhje me vrasjen e Hoxhës nga Rushi.
Disa burime për median bëjnë me dije se Rushi telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxha 4 herë pasditen e 20 tetorit,por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.
Më pas Rushi ka telefonuar një nga personat me të cilet Hoxha kishte dalë atë natë në lokal dhe ka folur me të.
Mësohet se rreth orës 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë tip “passat” viktimën,në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë.
Më pas dy personat e tjerë kanë zbritur,ndërsa Rrushi dhe Hoxha janë nisur për Dajt,ku dyshohet se ka vrarë mikun e tij dhe më pas trupin e ka fshehur në humnerë në Dajt.
Është raportuar se pas krimit të rëndë,autori i dyshuar ka zbritur nga Qafë Molla në orën 03:00 të mëngjesit,ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës.Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë rreth orës 06:00.
Gjithashtu është zbardhur edhe ekspertiza,ku thuhet se Hoxha është qëlluar me dy plumba.Një në qafë dhe një në gjoks.