Lajme nga vendi
KQZ merr parasysh ankesat e LSI-së, dënohet Erjon Veliaj
9 Shkurt, 2021 | 3:33 pm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ka zhvilluara aktivitete që janë të ndaluara të bëhen 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba është në masën 825 mijë lekëve, për 3 shkelje, atë të rregullave për aktivitetet e ndaluara, mosraportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara.
Ky vendim ka ardhur pas disa ankesave të LSI në KQZ në drejtim të Erion Veliaj, kryesisht për vizitat që bën në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Shqiptarja.com mëson se LSI ka depozituar në datën 2 shkurt të këtij viti 3 denoncime, më konkretisht të vizitës në familjen Hamid dhe Genc Allmuces në Mumajes bërë në datën 12 janar, te shtëpia e Medi Agës, në Vaqarr më 27 janar dhe së fundmi në shtëpinë e Tomorrit, në Kryevidh të Rrogozhinës më 30 janar. Sipas LSI-së këto janë ‘veprimtari të ndaluara për t’u promovuar’, por pavarësisht kësaj, kryebashkiaku i ka shpërndarë me foto e video në rrjetet sociale.
Gjobat për Erion Veliaj
750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara
35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve
40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara