Lajme nga vendi
Korçë/ Tërbohet nusja, dhunon të gjithë familjen. Rreh vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj të mitur
4 Janar, 2021 | 5:54 pm
Policia e Korçës ka bërë me dije se një 33-vjeçare ka dhunuar thuajse të gjithë pjesëtarët e familjes duke filluar me vjehrrën, kunatin dhe vajzën e saj katër vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Korçë dhe shtetasja H. A., 33 vjeçe, banuese në qytetin juglindor ka rënë në pranga.
Mësohet se nusja e re e shtëpisë, për arsye ende të paqarta ka rrahur vjehrrën M. A., 63 vjeçe, kunatin E. A., 37 vjeç, si dhe vajzën e saj të mitur 4-vjeçare. Këtë të fundit dyshohet se e rrahu pasi qau në momentin e sherrit.
Më pas ajo ka dëmtuar orendi dhe sende të tjera shtëpiake.
Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Gruaja akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, tha Policia.