Konflikt në rrugë mes dy të rinjve,njëri prej tyre i dëmton makinën tjetrit

Dy të rinj të moshave 30 dhe 22-vjeç janë arrestuar nga policia në fshatin Komar të Memaliajt pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin.

Gjatë përplasjes 30-vjeçari me iniciale R.M. ka dëmtuar me sende të forta makinën e M. B., 22 vjeç. Nga ana tjetër ky i fundit u konstatua nga shërbimet e policisë se po e ngiste automjetin pa leje drejtimi.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B.

Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Previous articleTë akuzuar për vepra të ndryshme penale,5 të arrestuar në Tiranë
Next articlePas refuzimit vjen..Puthja!Sara dhe Dj PM nuk përmbahen në orët para të mëngjesit