Kryefjala Logo

Konflikt fizik midis dy shoferëve në Kamëz,në gjëndje jo të mirë shëndetësore 23-vjeçari

18 Nëntor, 2021 | 10:36 pm

Një i ri është dhunuar në Kamëz pas një sherri mes shoferëve.

Mësohet se dy shoferë janë konfliktuar për rrugën dhe më pas sherri ka degjeneruar në përleshje fizike, teksa i dëmtuar ka mbetur 23-vjeçari me iniciale I.I. Ndërkohë shoferi tjetër është në kërkim nga policia.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi ‘Nënë Tereza’ në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i

paidentifikuar.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.

Të ngjashme