Kryefjala Logo

Kishte një shumë parash në portofol/ Ndërroi jetë nga Covid, humbin sendet personale të ish-efektivit të anti-drogës

7 Janar, 2021 | 10:46 pm

Para disa javësh një lajm i trishto erdhi nga Spitali i Infektivit ku efektivi Florian Pema kishte humbur betejën me Covid-19.

Pas ndarjes nga jeta bashkëshortja e tij kishte kërkuar sendet personale të ish efektivit të Anti-drogës, por nuk kishte mundur që ti gjente në spital.

Pas një jave ajo kishte bërë denoncim në komisariatin numër katër, por edhe tani që po flasim kjo ccështje nuk është zgjidhur.

Kanë humbur portofoli me një shumë parash, dokumentet e identifikimit si dhe disa fotografi.

Në dëshminë e saj, Valbona kërkoi se sendet e Florianit donte ti ruante si një kujtim të çmuar.

Policia referoi rastin në Prokurori. Me anë të një shkrese zyrtare i kërkoi informacion drejtorisë së Spitalit Infektiv dhe morgut të kryeqytetit.

Në përgjigjen e marrë nga Infektivi, thuhet se 3 qeset me rroba e veshmbathje të Florianit i janë dorëzuar familjarëve.

Ata thonë se Floriani pasi është transportuar nga pavioni Infektiv në Reanimacion, kishte vetëm aparatin celular dhe karikusin.

Drejtoria e spitalit ka thënë se nuk kishin mbajtur asnjë procesverbal për sendet personale të efektivit. Ndërsa në përgjigjen e kthyer nga morgu, thuhet se spitali nuk u ka dorëzuar asnjë send personal të viktimës.

Pavarësisht se ka nisur hetimet, prokuroria dhe policia nuk kanë marrë në pyetje asnjë nga mjekët apo personel të morgut.

Të ngjashme