Kryefjala Logo

Kishte humbur prej 2 ditësh, gjendet i pajetë 39 vjeçari në Tiranë

16 Shtator, 2021 | 3:31 pm

Një trup i pajetë është gjendur në “Kodrat e Selitës” gjatë ditës së sotme. Mësohet që trupi i përket 39 vjecarit me inicialet R. Ç , i cili ishte shpallur i humbur prej 2 ditësh nga familja.

Në trupin e 39 vjecarit nuk janë gjendur shenja dhune teksa policia po heton për rrethanat e ngjarjes.
R. Ç është parë për herë të fundit teksa dilte na banesa në daten 14 shtator 2021.

Njoftimi i Policisë

Në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës” është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë shtetasi R. Ç., 39 vjeç, i larguar nga banesa me datë 14.09.2021. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.”

Të ngjashme