Lajme nga vendi
Kercenohet me jete bashkeshorti i Presidentes te Kosoves, Vjosa Osmani
10 Qershor, 2021 | 10:22 am
Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes, është duke udhëhequr Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Por kjo duket nuk po u pëlqen të gjithëve. Ai së fundmi është kanosur nga një koleg i tiji derisa në vendin e punës.
Burri i Presidentes Osmani gjatë së martës derisa ishte duke punuar në zyrën e tij në ambasadë në zyrë i futet njëri nga kolegët i cili së fundmi me dekret të presidentes Osmani është liruar nga detyra.
Kolegu i shkarkuar, kërkoi sqarime nga burri i presidentes Osmani rreth arsyes së shkarkimit të tij.
Gjatë bisedës i dyshuari kanosi Prindon Sadriun duke i thënë se nuk interesohet nëse dy familjet do të jenë në konflikt ose në gjak mes vete duke thënë se dikush për këtë çështje do të mbajë përgjegjësi.
Pas kësaj bisede, në orët e pasdites së datës 9 qershor, Prindon Sadriu e raporton rastin në policinë e Kosovës. Vepra është duke u cilësuar si “Kanosje”.
Kujtojmë që Prindon Sadriu është diplomat karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai në pozitën e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni ishte emëruar në korrik të vitit 2019. Muajin e kaluar, me anë të dekreteve Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.