Kryefjala Logo

Karroca me kal përplaset me furgonin e burgut, lëndohet karrocieri ndërkohë, po transportohej dhëndri i Qazim Sejdisë

22 Shtator, 2021 | 5:13 pm

Fugoni i Burgut është përfshirë në një aksident të pazakontë mesditën e sotme në Elbasan. Furgoni po transportonte Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kreut të Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini i cili po paraqitej në një seancë gjyqi. Nga shpejtësia furgoni ka përplasur një qytetar i cili po lëvizte me një karrocë me kal në rrugë. Qytetari u dërgua menjëherë në spital, ndërkohë që ka ngordhur kali.

Furgoni i Burgut me të cilin po transportohej dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan është përplasur me një karrocë me kal ku është lënduar karrocierin dhe fatkeqsisht duke i shkaktuar ngordhjen dhe kafshës.

Mendohet se shpejtësia se furgoni ka qenë me shpejtësi të lartë teksa po transportonte një të akuzar për në seancën e gjyqit.

Personi që po transportohej Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin. Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim. Ata dyshohen se pasi pinë me Lamçen deri në orët e mëngjesit e qëlluan më pas me mjete të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 korrik të vitit 2020 në qendër të qytetit.

Të ngjashme