Lajme nga vendi
Kapet banda shqiptaro-nigeriane ne Itali, dergonin tonelata me droge nga Shqiperia
6 Maj, 2021 | 12:19 pm
Gazetari italian Antonio Fraschilla ka përshkruar me detaje shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal që kishte në përbërje 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë, katër italianë dhe një gambian.
Protagonistët e grupit ishin dy: shqiptari nga Vlora Geraldo Bejaj dhe Momodu Sule nga Nigeria. Të dy organizonin transportimin e tonelatave me marijuanë që merrej nga Vlora, çohej në Romë përmes Puglias dhe shitej në sheshet e farmacive të gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Transport bëhej edhe në Europën Lindore. Vetëm në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina, pas dy viteve hetime filloi arrestimet për 55 personat që i përkisnin klanit shqiptaro-italian.
Hetimet zbuluan edhe mesazhet e shkëmbyera mes trafikantëve. “Tre kilogramë menjëherë,”- shkruante njëri në një mesazh. “Nuk ka problem,”- i përgjigjej tjetri. Droga e sekuestruar gjatë arrestimeve kap vlerën e 2 milion eurove. Ajo që ka bërë më shumë habi, sipas gazetarit, ishte se në këtë grup nuk u gjet asnjë gjurmë e Cosa Nostra-s, Camorra-s ose e klanit ‘Ndrangheta, siç ndodh rëndom në grupet me trafikantë shqiptarë.