Lajme nga vendi
Kamioni shtyp për vdekje 62-vjeçari në unazën e Elbasanit
3 Mars, 2021 | 8:00 pm
Mesditën e sotme, një 62-vjeçar u përplas nga një kamion në Elbasan dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga burime për mediat, mësohet se viktima ishte një këmbësor dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit.
Ndërkohë pak më parë policia informonte se: “Rreth orës 14:00, në unazën e qytetit Elbasan, pranë Kryqëzimit të Cërrikut, shtetasi V.M., 55 vjeç, banues në Maliq, Korçë, duke drejtuar mjetin trailer , ka plagosur shtetasin R.Z., 62 vjeç, i cili ishte këmbësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”