Kryefjala Logo

Kamarieri shqiptar që i shpëtoi jetën turistes spanjolle, mori nga ajo një ftesë të veçantë

16 Gusht, 2022 | 6:19 pm

Së fundmi në rrjet po qarkullon video e gjestit të madh që ka bërë një kamarier në një restorant në Tiranë, aq sa është quajtur “kamarieri hero”. Bëhet fjalë për Leli Alushaj.

Teksa ai ishte duke shërbyer ka parë një kliente që po mbytej me ushqimin, të gjithë rreth saj janë panikosur, ndërkohë që Leli ka lënë pjatat e i ka ardhur menjëherë në ndihmë. Pasi është ndjerë mirë turistja shihet që i puth duart kamarierit e ai e përqafon.

Për JOQ, kamarieri është shprehur se turistja spanjolle e ka falenderuar dhe e ka ftuar në Spanjë për pushime, pasi ai i shpëtoi jetën.

Të ngjashme