Jugu i Shqiperise perfshihet nga flaket, ushtria zbarkon ne Vlore

Prej disa ditesh jugu i Shqiperise eshte perfshire nga flaket per shkak te temperaturave te larta. Se fundmi, flaket janë duke kërcënuar banesat në zonën e Dukatit të Ri në Vlorë, teksa favorizohen edhe nga era.

Terreni kodrinor e bën më të vështirë shuarjen e zjarreve, ndërsa flakët po përparojnë edhe drejt bazës së Pashalimanit.

Sipas newsbomb, Forcat e Ushtrisë kanë zbarkuar pak çaste më parë, ndërsa kreu i Emergjencave Civile, i udhëzoi ata të krijojnë hapësira me lopata, kazma e çdo vegël tjetër që të munden.

“Për të prevaluar çdo lloj mase, pjesa tjetër e ushtarëve, pjesa tjetër vullnetare apo çfarëdo qoftë duhet të bëjnë kordon larg zjarrit. Do punuar njëri pas tjetrit me kazmë, me lopatë, me sopat, me motosharrë. Duhet krijuar kordoni që zjarri të mos depërtojë më”, ka thënë Çako.

Previous articleGjërat që nuk duhet të bëni KURRË për partnerin tuaj
Next articleVazhdojne deklaratat bombe nga Atdheu, nena e tij do nuse Bora Zemanin!