Kryefjala Logo

“Jeta jote eshte ne doren time”- vrasja e 19 vjecares e paralajmeruar

4 Tetor, 2021 | 10:27 am

Detaje tronditëse janë zbuluar nga tragjedia që ndodhi 4 ditë më parë në Tuz të Malit të Zi, ku një 28-vjeçar vrau ish-të dashurën 19-vjeçare dhe plagosi rëndë babanë e saj.

Sipas raportimeve në mediat malazeze, ky krim ishte i paralajmëruar. Madje e reja kishte bërë një denoncim ku tregonte se 28-vjeçari e kishte kërcënuar me jetë duke thënë se do e vriste. Shkak kryesor i kësaj ngjarje raportohet se është bërë ndarja mes çiftit që mesa duket 28-vjeçari nuk ka dashur ta pranojë.

Më 25 gusht, sipas dëshmisë së 19-vjeçares që u vra 4 ditë më parë, Ilir Dokaj i shkoi në banesë duke e kërcënuar. Ai i kishte thënë se nuk do ta lejonte të martohej me askënd tjetër dhe se jeta e saj ishte në dorën e tij.

Ilir Dokaj 28-vjeç, i dyshuar për vrasjen e ish-të fejuarës Shejla Bakija 19-vjeçe, u vetëdorëzua në polici pak pas mesnate, i shoqëruar nga avokati Srđan Lješković. Dokaj u dorëzua pas pothuajse katër ditësh arratije. /abcnews.al/

Të ngjashme