Kryefjala Logo

Dalin fakte të reja. Ja si vidhen miliona euro nga qeveritarët e Ramës tek incerenatorët. Sonte në Opinion, Kryemadhi me fakte të reja

3 Mars, 2021 | 5:32 pm

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka paralajmëruar se do të publikojë sonte material kompromentuese për mazhorancën socialiste të drejtuar nga Edi Rama. Ajo tha se publikimin do ta bënte në emisionin “Opinon” të Blendi Fevziut.

Zoom.al mëson se Kryemadhi nuk e ka njohur ende emisionin me provat që ajo pretendon se ka kundër mazhorancës. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për materiale kundër kryeministrit Rama apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është vënë këto ditë në qendër të shenjestrës së LSI dhe eksponentëve të saj.

Burime të Zoom.al pranë LSI thanë se nuk përjashtohet mundësia që Kryemadhi të publikojë dokumenta kompromentuese për zyrtarë të lartë të mazhorancës, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Të ngjashme